Transmetuar më 11-06-2021, 16:18

Jemi në momentet finale para nisjes së garës të shumëpritur për të gjithë admiruesit e futbollit, Kampionati Evropian “Euro 2020” që për shkak të pandemisë po zhvillohet një vit më vonë.

Këtë të premte në orën 21:00, nisin emocionet e futbolldashësve, me ndeshjen hapëse të këtij kompeticioni, Itali – Turqi, që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Edhe pse Shqipëria dhe Kosova nuk ia dolën dot që të ishin pjesë e këtij kampionati, futbollistët shqiptarë nuk do mungojnë.

Pjesë e këtij kampjonati do të jenë edhe 9 futbollisë shqiptarë mjaft të njohur, me kombëtare të ndryshme.

Tek Zvicra janë thirrur Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Granit Xhaka. Mos harrojmë se Xhaka do të jetë kapiten i Helvetikëve.

Maqedonia e Veriut ndodhet në grupin C, ku bëjnë pjesë Austria, Ukraina dhe Hollanda. Futbollistët e saj shqiptarë janë: Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds United), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Ferhan Hasani (Partizani). /marina/noa.al