Transmetuar më 11-06-2021, 14:00

Një tjetër person u plagos sot në Tiranë ndërsa qëndronte në lulishte, një ditë pasi në trotuar një grua shtatzënë humbi këmbën dhe gjendet në gjendje kritike në spital pasi u përplas me makinë.

Personi i moshuar humbi jetën tragjikisht ndërsa ishte duke u çlodhur në vendin që kurrë nuk ia priste mendja se mund të vdiste.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, raporton noa.al.

Mësohet se gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan, mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, ka kryer një manovër kthimi pas.

Për pasojë ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit. /ardi/noa.al