Transmetuar më 11-06-2021, 11:20

Një vajzë vetëm 18 vjeçe humbi jetën në spital në Genova të Italisë disa ditl pasi kishte marrë dozën e parë të britanikes AstraZeneca, duke shtuar pikëpyetjet për përdorimin e kësaj vaksine.

Camilla Canepa, kishte pranuar dy javë më parë të ofrohej vullnetarisht për të marrë këtë vaksinë në kuadrin e studimeve për efektet që jep në moshat e reja.

Pak ditë më vonë ajo përfundoi në spital në gjendje të rënduar pasi pësoi trombozë. Vajza pësoi vdekje klinike dhe dje mjekët njoftuan prindërit e saj se 18 vjeçarja nuk mund të shpëtonte.

Ata kërkuan që prindërit të dhurojnë organet e vajzës. Ata pranuan duke ndihmuar për të shpëtuar jetën e pesë personave të tjerë.

Autoritetet shëndetësore thanë sot se si një masë paraprake, pezulluan sasinë e AstraZeneca (ABX1506) nga e cila kishin qenë doza që mori 18-vjeçarja Camilla.

Po në këtë spital, pardje përfundoi në gjendje të rëndë edhe një 34 vjeçare e cila gjithashtu kishte pësuar trombozë.

Më herët, më 4 prill një mësuese 32-vjeçare, e cila ishte vaksinuar më 22 mars, humbi jetën si pasojë e hemorragjisë celebrale. /klea/noa.al