10 gjëra që femrat dhe meshkujt i bëjnë dhe i shohin krejt ndryshe
Transmetuar më 10-06-2021, 22:16

Janë plot dhjetë ndryshime ato të cilat sjellin në vetvete kundërshtime mes gjinisë mashkullore dhe femërore. Arsyeja buron nga truri i të dyja palëve. Ja se çfarë thuhet shkencërisht

Përveç pamjes së jashtme, meshkujt dhe femrat ndryshojnë nga njëri-tjetri për shumë gjëra dhe çdokush në një farë mënyre e ka pasur mundësinë ta mësojë këtë gjë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Arsyeja megjithatë është shkencore dhe ajo qëndron në ndryshimet e trurit mashkull-femër: ndërkohë që për sek sin femëror ekzistojnë më shumë lidhje mes zonave të ndryshme të dy hemisferave, për atë mashkullor, zona të caktuara brenda të njëjtës hemisferë janë shumë më të zhvilluara.

Prandaj emocionaliteti femëror dhe pragmatizmi mashkullor i çojnë dy anëtarët e gjinive të ndryshme në kundërshtim. Le të shohim më në detaje se cilat janë ndryshimet mes mashkullit dhe femrës në dashuri dhe jo vetëm.

1)Objektivat e meshkuj-femra

Meshkujt kërkojnë që të arrijnë objektiva konkrete me sforcon më të vogël, ndërsa femrat janë më të interesuara ndaj ndjenjave.

2)Të pyesësh apo të mos pyesësh

Përgjithësisht gratë nuk pyesin, por presin që pala tjetër t’i kuptojë nevojat e tyre që në ajër. Ndërsa burrat mendojnë që nëse gruaja nuk pyet do të thotë se gjithçka shkon mirë, sepse përndryshe do ta bënin.

3)Mënyra e përballimit të stresit

Meshkujt dhe femrat ndryshojnë edhe nga mënyra se si i përballojnë situatat e stresit: të parët përpiqen të shpërndajnë tensionin duke folur; ndërsa të dytat kanë tendencë të mbyllen në vetvete. Rezultati është mungesa e të kuptuarit që mund të çojë në një mungesë të respektit.

4)Rënia në dashuri

Gjatë fazës së rënies në dashuri, ne femrat kërkojmë të testojmë interesimin mashkullor me veprime të pjekura dhe më pas kur shohim se gjërat janë për seriozisht bëhemi bezdisëse. Në fazën e parë, meshkujt tërhiqen nga ajo që u duket e paarritshme; më pas kur marrëdhënia ecën më tej gjëja e parë që mendojnë të bëjnë është t’ia mbathin.

5)Sek si

Për femrat sek si është i lidhur ngushtësisht me dashurinë, ndërsa për meshkujt…më pak.

6)Shopping-u

Në listën e gjatë të ndryshimeve midis meshkujve dhe femrave, nuk mund të harrojmë çështjen e shopping-ut: sek si femëror e nis atë vetëm me dëshirën “do bëj thjesht një xhiro”, duke u kthyer më pas në shtëpi me nevojën për t’i kërkuar ndihmë dikujt për të shkarkuar të gjitha çantat që janë në makinë. Në të kundërt, shumë meshkuj e urrejnë shopping-un dhe në dyqane apo në qendra tregtare shkojnë vetëm kur ju duhet me të vërtetë diçka.

7)Në tualet të shoqëruar apo vetëm?

Femrat gjithmonë shkojnë dyshe. Pasja e një mikeje e cila na mban çantën apo derën kur çelësi qëllon i prishur, është diçka esenciale! Meshkujt nuk na kuptojnë, sepse ata, në vend të kësaj, shkojnë në tualet vetëm.

8)Celulari

Për femrat është e vështirë të heqin dorë nga celulari, sidomos nëse duhet të flasin me miken e tyre se si po i shkon asaj takimi i parë. Ndërkohë, meshkujt e përdorin atë vetëm për motive esenciale.

9)Krizat e moshës së mesme

Për sek sin femëror kjo përkon me menopauzën. Për meshkujt nuk ka një periudhë të mirëpërcaktuar se kur ndodh, por kur fillojnë të veshin këmisha plazhi dhe t’i qeshin çdo gruaje që kalon, simptomat janë të qarta.

10)Njëqind aktivitete apo një të vetëm

Një nga karakteristikat e grave është aftësia e tyre për të bërë shumë punë në të njëjtën kohë. Meshkujt preferojnë të përqendrohen te një e vetme. /aria/noa.al