Përzgjedhja e hetueseve në BKH, bëhen publikë emrat e fituesve, ka mbetur vetëm ese-ja
Transmetuar më 10-06-2021, 18:16

Përzgjedhja për kandidatëve "Hetues", në Byronë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar ditën e sotme.

Noa.al raporton se nga 325 kandidatë pjesëmarrës, 210 prej tyre janë kualifikuar dhe 115 të tjerë nuk kaluan për në fazën e fundit.

Kandidatët e përzgjedhur do të testohen në Ese me shkrim, i cili do të shërbejë si dokument për të demonstruar nivelin e aftësive në shkrim dhe lexim, përdorimin e MS word, arsyetimin logjik dhe aftësinë për të artikuluar idetë me shkrim.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Testi i Esesë do të zhvillohet ditën e martë, datë 15 qershor pranë ambienteve në Pallatin e Kongresve dhe do të zgjasë një orë. /marina/noa.al

Listën e fituese e gjeni këtu.

Ndërsa lista e atyre që nuk fituan gjendet këtu.

Udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden këtu.