Transmetuar më 10-06-2021, 18:40

Një djalë në Gjirokastër është rrëmbyer dhe më pas është mbajtur peng për orë të tëra nga katër persona të cilët janë identifikuar dhe policia njoftoi para pak çastesh se ka arritur t’i arrestojë.

Noa.al mëson se J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, është rrëmbyer dhe i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas nga të cilët dy djem në moshë të re dhe një i tretë vetëm 14 vjeç si dhe një femër.

Këta katër persona, në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.

Pengmarra ka ndodhur në lagjen "Palorto" pranë Kalasë së Gjirokastrës, tek banesa e 35 vjeçares D.K. Ndërkohë në kontroll te banesa e E.T., ka zbuluar armë dhe drogë.

Policia konfirmoi se bënë të mundur finalizimin e operacionit "Kalaja", ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14 vjeçar.

Janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi prej 35 dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë). /noa.al/

Vijon…