Transmetuar më 10-06-2021, 16:31

Aktori amerikan, Ernie Lively, i njohur së fundi edhe si babai i "Gossip Girl", ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, në një spital të Los Angeles në SHBA.

Lajmi për vdekjen e aktorit, është bërë i ditur nga familja e të ndjerit e cila njoftoi se aktori vdiq prej disa ndërlikimeve kardiake.

Sipas raportimit nga mediat e huaja, në momentin e vdekjes, Lively ishte i rrethuar nga gruaja e tij, Elain, dhe të gjithë fëmijët e tyre.

Ernie, kishte një karrierë mbi 50 vjeçare në fushën e aktrimit, ndërsa disa nga sukseset e tij më të bujshme kanë qenë: “Turner & Hooch”, “The Dukes of Hazzard” si dhe “Passenger 57”.

Po ashtu ai ka marrë pjesë edhe në filma të tillë si “Shocker” i vitit 1989, “Man in the moon” në vitin 1991 e “Looking Glass” viti 2018.

Lively u bë pjesë edhe në disa shfaqje televizive si: “The X-Files”, “Renegade” dhe “The West Wing”. Një ndër rolet e tij të para të merituara është një episod i vitit 1975 tek shfaqja “The Waltons”.

Para se të futej në Hollywood, Ernie ishte një profesor anglez dhe kapiten i Marinës së Korpusit të SHBA që shërbeu në Vietnam.

Vlen të përmendet gjithashtu se Lively është babai i aktores Blake Lively – e martuar me aktorin e njohur Ryan Reynolds. Bashkë me të bijën ai u shfaq në të dy seritë e filmit “Sisterhood of the Traveling Pants”. /marina/noa.al