Transmetuar më 10-06-2021, 02:28

Pamje shumë të rënda kanë pushtuar rrjetin social kinez TikTok që është përhapur gjerësisht dhe në Shqipëri.

Në video që po qarkullon atje, postuar nga @mayenggo3, fillimisht shihet një vajzë që kërcen, përpara se të shfaqet një video tjetër ku shihet një ekzekutim me prerje koke, nga persona që flasin spanjisht.

Pamjet në llogarinë e mësipërme u fshinë, por ato shpërthyen nga përdorues të tjerë duke sjellë shqetësim sidomos për moshat e mitura që kanë akses dhe e vizitojnë shpesh këtë aplikacion.

Zyrtarët e TikTok reaguan duke kërkuar falje: “E vlerësojmë paralajmërimin e komunitetit tonë për një klip me pamje grafike që ka ardhur nga një faqe tjetër dhe që është futur në një video për TikTok. Videoja është hequr shumë shpejt dhe sistemet tona po punojnë për bllokimin e ripostimit të kësaj videoje nga përdorues të tjerë”.

Rregullorja e TikTok ndalon “përmbajtje shokuese, pamje të rënda, sadiste ose që promovojnë dhunë ekstreme apo vuajtje”. Megjithatë kohët e fundit janë publikuar shumë imazhe dhe pamje filmike me veprime agresive dhe tronditëse që më së shumti kanë pasur si protagonistë fëmijët e mitur.

Noa.al këshillon të shmanget shikimi i videos dhe nxit prindërit të kontrollojnë të miturit që të mos kenë akses në këtë aplikacion që dukshëm nuk ka censurë etike. /ardi/noa.al