Transmetuar më 10-06-2021, 05:10

Nën tingujt e një muzike të qeshur dhe plot njerëz të mbledhur në një birthday party, blogerja Armina Mevlani ka festuar ditëlindjen e saj.

Një tufë gjigante lulesh, një tortë e rafinuar, një skenë që improvizonte guackën e hapur si dhe një kërcim sensual që e shihni në videon më poshtë, ishin disa nga detajet që kanë dalë nga ditëlindja e 31-të e modeles së njohur.

Qershia mbi tortë për Arminën, pa dyshim që ishte dashuria e saj tashmë disa vjeçare, Shkëlzen Berisha.

Dhe ky vit për ta nuk është vetëm festa e mbrëmshme. Sivjet Shkëlzeni ka përvjetorin e 45-të të lindjes ndërsa vetë çifti feston dhjetë vjet lidhje.

Po ashtu, në "tavë" janë dhe planet shumë të afërta të dasmës së tyre. Një dasmë që me gjasa do të bëhet sivjet, ndonëse është planifikuar prej të paktën dy vjetësh. /klea/noa.al