Transmetuar më 09-06-2021, 11:27

Kritikat e ashpra dhe përballjet e vazhdueshme mes Ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, dhe gazetarit Berat Buzhala, ka bërë që Gërvalla ta bllokojë në rrjetin social “Twitter”.

Menjëherë, ka reaguar Buzhala në profilin e tij në “facebook”, duke thënë se Gërvalla e ka bllokuar vetëm për shkak të kritikës së bërë ndaj saj për qëndrimet e fundit si ministre.

Gazetari Buzhala më tej ka sjellë në vëmendje edhe vendimin e një Gjykate në Amerikë që ia kishte ndaluar ish-presidentit, Donald Trump, bllokimin e qytetarëve, meqë ishte konsideruar se liria e fjalës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër kur bëhet fjalë për interesin publik.

Në fund të postimit të tij, Buzhala apelon duke bërë thirrje që të reagojë shoqata e gazetarëve lidhur me këtë.