Transmetuar më 09-06-2021, 03:05

Një grua në Florida, SHBA, këmbëngul se ka arritur të shohë me sytë e saj një dinosaur bebe, i cili kaloi në oborrin e saj.

Gruaja arriti të fiksojë pamje disa sekonda nga kamera e sigurisë së banesës së saj dhe publikoi çastet kur krijesa vrapon dhe më pas zhduket.

FOX 35 që publikoi pamjet e mëposhtme, citoi dëshminë e gruas e cila theksoi se ajo që pa ishte as më shumë dhe as më pak, por një bebi dinosaur i cili po rendte për kushedi se ku.

Cristina Ryan tha se të gjithë që u ka treguar videon dalin në njëjtin përfundim me të: duket si një dino bebe.

Video shpejt u bë virale dhe shikuesit nisën të debatojnë rreth asaj që mund të jetë kafsha misterioze.

Teza që po bën më shumë zhurmë është se një klon dinosauri mund të jetë prodhuar dhe mund të ketë dalë aksidentalisht në rrugë.

Ryan thotë se po i qëndron bindjes së saj: "Askush nuk ka një përgjigje se çfarë është kjo krijesë. Ne të gjithë jemi ende të bindur se është një dinosaur! /ardi/noa.al