Transmetuar më 08-06-2021, 23:43

“Lamborghinis”, “Bugatis”, “McLarens” dhe shumë makina të tjera cilësore me vlerë miliona paund sundojnë rrugët e Alderley Edge.

Nga ana tjetër, pronarët e super makinave dalin rrugëve për të ekspozuar pasurinë e tyre.

Fshati në fjalë është maja e Trekëndëshit të Artë të Cheshire në Britaninë e Madhe.

Gjatë fundjavës, aty shkojnë dhjetëra tifozë të super makinave për të parë motorët mbresëlënës.

Vetëm në një pasdite, njerëzit panë një “Jaguar E Type”, argjend i rrallë me vlerë 1 milion paund.

Gjithashtu u habitën kur panë edhe një super “Ferrari Pista Spider”, 250 000 paund.