Transmetuar më 08-06-2021, 22:22

Kombëtarja shqiptare mundet në miqësoren përballë Republikës Çeke.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në Pragë, përfundoi me rezultatin 3-1, në favor të vendasve.

Golat për çekët u shënuan nga: Schik 18′, Masopust 68′ dhe Celustka 89′.

Goli i vetëm për Shqipërinë u shënua nga Çikalleshi 42′, që ishte edhe i barazimit të përkohshëm.

Humbja vjen pas barazimit me Uellsin pa gola gjatë javës së kaluar./noa.al/