Transmetuar më 08-06-2021, 20:52

Prezantuesja legjendare e "Domenica In", Mara Venier, ka denoncuar publikisht një gabim dramatik që po i kushton shtrenjtë pasi ka pësuar paralizë fytyre dhe siç pohon, do ti duhet një kohë e gjatë që të rikuperohet.

Shtatëdhjetëvjeçarja tregoi se të hënën më 31 maj u paraqit tek dentisti i saj i besuar për të bërë një impiant dhëmbësh dhe në përfundim të procesit, i cili zgjati plot tetë orë, humbi pjesërisht ndjeshmërinë në fytyrë, në zonën e buzës së poshtme dhe mjekrës.

Mara Veniet tregon se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje tek mjeku maksilo-facial për të korrigjuar këtë gabim, i cili mund të rezultonte fatal nëse nuk do të ishte kapur në kohë.

Mara Venier sot në spital

“Miqtë e Instagramit, dua të ndaj makthin që po jetoj. Të hënën e shkuar 31 maj shkova te një dentist këtu në Romë për një implant të planifikuar prej muajsh. Arrita në atë klinikë (tani për tani nuk po e them emrin dhe adresën) në 9.30. Dola në 17.30, pas 8 orësh!

Nga ai moment humba plotësisht ndjeshmërinë e një pjese të fytyrës sime, gojës, fytit, buzëve dhe mjekrës. Po e shmang pjesën tjetër, sepse ky nuk është vendi (me dentistin do të flasim diku tjetër).

Të enjten nxitova për te kirurgu maksilofacial, i cili pasi kontrolloi gjendjen, të premten, më operoi për të hequr implantin që shkaktoi paralizën parciale.

U shtrova në spital", thotë Mara duke ilustruar me foto se vijon të jetë atje dhe shton: "Sot do të bëj një kontroll, por do të jetë një gjë shumë e gjatë, shpresoj të shmang një ndërhyrje tjetër”.

Sakaq një video që Mara kishte publikuar të nesërmen e operacionit ku pësoi paralizë fytyre, tregon se si ajo është duke vuajtur dhimbjet pas ndërhyrjes duke mbajtur fytyrën me akull.

Ndërsa dy ditë më parë në Rai 1, Mara kishte vështirësi në të folur dhe siç shihni videon ajo tregon për telashin që po vuan.

/b.a/noa.al