Rriten ndjeshëm infeksionet me Kovid 24 orët e fundit në Shqipëri
Transmetuar më 08-06-2021, 17:04

Shqipëria regjistroi 24 orët e fundit 13 raste me infeksionin Covid-19 duke shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me ditët e fundit që varionin nga 2 deri në 5 raste, raporton noa.al.

Ministria e Shëndetësisë tha se u kryen 2872 testime, disa qindra më pak se ditët e javës së kaluar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë.