Transmetuar më 08-06-2021, 16:48

Hungaria nuk e ka pranuar parimin e reciprocitetit me Shqipërinë, duke deklaruar se do të lejojë hyrjen në territorin e saj vetëm për shqiptarët e vaksinuar plotësisht.

Vendimi është pjesë e një marrëveshjeje që kanë hartuar Shqipëria dhe Hungaria dhe u bë e ditur sot ndërsa kryeministri Rama gjendet për vizitë zyrtare dyditore në Budapest.

Sipas draft marrëveshjes, të dyja shtetet do të hapin kufijtë për shtetasit e tyre të vaksinuar.

Por sa qëndron një marrëveshje e tillë, në kushtet kur Shqipëria, që nga 1 qershor 2020 lejon hyrjen e cilido shtetasi nga e gjithë bota, pa tampon, pa vaksinë dhe pa karantinë.

Marrëveshja e publikuar sot në mediat shqiptare, nëse do të jetë në këtë formë, nuk është një marrëveshje reciprociteti, përderisa shqiptarët mund të futen në Hungari me vërtetim vaksine, kurse hungarezët pa asnjë kufizim.

Kjo marrëveshje është arritur gjate takimit Rama Orban ne Budapest ditën e sotme.

Megjithatë, ndryshe nga vendet e tjera të BE, Hungaria bëhet vendi i parë i Unionit që përfshin edhe Shqipërinë në shtetasit e vaksinuar që lejon të futen në territorin e saj. Madje me cilëndo vaksinë, përfshirë ato Lindore, ruse dhe kineze. /noa.al