Transmetuar më 07-06-2021, 15:58

Aktori amerikan Clarence Williams III, ka ndërruar jetë në SHBA në moshën 81 vjeçare pasi ishte prekur nga tumori në zorrën e trashë, njofton zëdhënësja Peg Donegan.

Ai ishte shumë i njohur në vite, për rolin e oficerit të policisë Link Hayes në serialin amerikan të krimit “The Mod Squad”.

Williams lindi në New York më 21 gusht 1939. Në Amerikë, ai u bë i famshëm pas rolit në serialin amerikan të krimit “The Mod Squad”, në të cilin ka luajtur me Michael Cole dhe Peggy Lipton.

Seriali është transmetua në ABC nga 1968 deri në 1973. Publiku e kujton atë për rolin e tij si babai në “Purple Rain”, në të cilin këngëtari i muzikës rok Prince bëri debutimin e tij si The Kid, për rolin e tij si agjent i FBI Roger Hardy në serinë televizive “Twin Peaks”, si një polic i mirë në “Deep Cover”, ku gjithashtu ka fituar një rol në “Sugar Hill” me Wesley Snipes.

I ndjeri e filloi karrierën e tij në filmin “Dark of the Moon”, dhe ku dhe interpretoi në Broadëay në shfaqjen “The Great Outdoors”.

Në të gjithë karrierën dyzet vjeçare, ai ka luajtur në seriale dhe filma të shumtë, përfshirë “52 Pick-Up”, “Against the Wall”, “Reindeer Games”, “The General’s Daughter”, “American Gangster”, “Half Baked” dhe “Butler i Lee Daniels”. /m.k/noa.al