Transmetuar më 06-06-2021, 21:34

Vjen në jetë foshnja e e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle.

Foshnja lindi të premten në mëngjes në një spital në Santa Barbara, California, SHBA.

"Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë, thuhet në një deklaratë.

Çifti e ka quajtur foshnjen Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor.

Çifti tha se e quajtën fëmijën e tyre të dytë Lilibet me pseudonimin e Familjes Mbretërore për Mbretëreshën, stërgjyshen e foshnjës.

Emri i saj i mesëm, Diana, u zgjodh për të nderuar “gjyshen e saj të dashur të ndjerë”, Princesha e Uellsit, thuhej në deklaratë./noa.al/