Transmetuar më 06-06-2021, 19:10

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Koshare- komuna Ferizaj.

Sipas mediave vendase, mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe kanë humbur jetën 4 persona.

Ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.

Sipas mediave, një person është shoqëruar në polici mbi të cilin rëndon vepra penale, “Rrezikimi i trafikut publik”.

Autoritetet përkatëse po punojnë për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./noa.al/