Transmetuar më 06-06-2021, 12:59

Rrobat e banjës kanë qenë dhe mbeten gjithmonë një biletë drejt lumturisë. Dhe kurrë më shumë se sot nuk e ndiejmë më të domosdoshme përdorimin e tyre sa më shpejt tani që vera ka ardhur.

Koleksionet e vitit 2021 u krijuan pikërisht në mes të pandemisë dhe mbase ky aspekt më shumë se të tjerët i bën ato kaq të veçanta dhe revolucionare.

“Kjo pandemi e mallkuar na ka kujtuar se dollapët tanë janë plot me gjëra të bëra mirë dhe gjëra të bëra keq pa rregulla.

Më në fund, ekziston një nevojë në rritje për të rishikuar përparësitë e blerjes. Produkte më cilësore, të bëra mirë dhe në përputhje me të tashmen.

Ndoshta kjo është arsyeja pse koleksionet për verën që ka nisur, përmbajnë një energji dhe ngarkesë shpërthyese për sa i përket stilit dhe ngjyrave", – nënvizon Umberto Amato, një ekspert në sektorin e veshjeve të plazhit.

Për këtë sezon kanë mbërritur: pëlhurat e para me 3D, materiale speciale dhe me shumë qëndrueshmëri. Synimi, kosto më e ulët për blerje të arritshme nga të gjithë.

Në qendër të veshjeve të këtij sezonj, ekzistojnë katër tendenca, siç tregohet nga parashikuesi i famshëm i prirjeve anglo-indiane, David Shah i cili zhvilloi një hulumtim të thelluar në detaje për Mare di Moda, panairi ndërkombëtar i veshjeve të plazhit.

Trendet e reja kanë një tipar, ato janë përzierje nostalgjike e viteve 1960, ’70 dhe ’90 me ndikime gjithëkulturore. Lule të bollshme dhe ngjyra të ndezura, siç do të shihni fotot në galeri, ku modelet e këtyre rroba banjo nuk ngjajnë asnjëra me tjetrën. /noa.al

Fotot: Ansa