Transmetuar më 06-06-2021, 12:08

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot me demokratët e qarkut të Elbasanit ku foli për një plan që synon zhvillimin e shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme në vend.

"Do të luftojmë çdo ditë për zhbërjen e kësaj masakre, do bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore dhe do përgatisim bashkë me ta një platformë për të rikthyer demokracinë", tha Basha duke nënkuptuar se plani për ardhjen në pushtet nuk daton vitin 2025, por shumë më herët.

Basha tha se 13 qershori kur zhvillohen zgjedhjet brenda PD "është testi i parë pas masakrës zgjedhore, ku ne do të dëshmojmë që jemi në këmbë, jemi të vendosur dhe do të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi". /noa.al