Transmetuar më 05-06-2021, 22:12

Një vajzë 4-vjeçare në Indi, sulmohet për vdekje nga një leopard, në shtëpinë e saj. Adha Shakil kishte qenë duke luajtur në kopshtin e shtëpisë, kur u rrëmbye nga leopardi, tregojnë familjarët.

Ngjarja ndodhi në Jammu dhe Kashmir të Indisë.

Oficerët e policisë, bashkë me ekspertët e botës së egër dhe trupat e ushtrisë, punuan gjatë gjithë natës për të gjetur Adhan dhe përfundimisht zbuluan trupin e saj të gjymtuar në pyll, të nesërmen në mëngjes.

Vendasit pretendojnë se prania e leopardëve në zonat e banuara iu është raportuar zyrtarëve të botës së egër por asgjë nuk është vepruar, raporton Metro./noa.al/