Transmetuar më 05-06-2021, 19:36

Maneskins akuzohen për plagjiaturë nga një grup holandez. Por asnjë veprim nuk do të ndërmerret kundër fituesve të Eurovision 2021

Polemika mbi Maneskin nuk ndalet. Pas akuzave për përdorimin e drogës nga Damiano David në Eurovision, një histori tashmë e mbyllur, tani banda, e cila fitoi konkursin 22 majin e kaluar në Roterdam, akuzohet për plagjiaturë.

Është Joris Lissens, një anëtar i grupit The Vendettas i cili i tha medias holandeze RTL se kënga "Zitti e Buoni", e cila triumfoi së pari në Sanremo dhe më pas në Roterdam, është kopje e mirëfilltë e hitit të tij.

Lissens tha se kur e dëgjoi këngën që fitoi festivalin, kuptoi se aty ishin përdorur qartësisht tingujt kryesorë të këngës së tij  "You Want It, You Got It", të regjistruar që në vitin 1992.

"Këta djem nuk kanë lindur kur kemi pasur këtë bandë rock", pohoi jo pa ironi këngëtari.

Vendettas megjithatë deklaruan se nuk do të ndërmarrin asnjë veprim kundër fituesve të Eurovision.

Duke ndjekur të dyja këngët, ne ju ftojmë të krijoni një ide mbi plagjiaturën e mundshme duke i krahasuar ato. /noa.al

Ja kënga që fitoi Eurovision 2021

Ja dhe kënga e holandezëve