Transmetuar më 05-06-2021, 09:56

Administratori i një kompanie ndërtimi dhe katër persona të tjerë janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar rërën publike për ndërtimin e një kompleksi në Kepin e Rodonit.

Arrestet erdhën në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, ku policia ka evidentuar një rast flagrant tek “Kepi i Rodonit”, raporton noa.al.

Është arrestuar në flagrancë Selim Alla, 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i kompleksit në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i: Elton Likmeta, 21 vjeç; Xhanfranko Bushi, 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; Florenca Doka, 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe Fatjon Manuka, 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

/noa.al