Transmetuar më 04-06-2021, 22:20

Një grua 49-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndërruar jetë e pastrehë edhe pse kishte gati 1 milion dollarë në një llogari bankare.

Cathy Boone humbi jetën fatkeqësisht pasi u sëmur në një strehë në Astoria, Oregon, SHBA në janar 2020.

Ajo kishte jetuar në rrugë për rreth katër vjet kur vdiq.

Pas humbjes së nënës në 2016, Cathy pati probleme me shëndetin mendor dhe abuzoi me drogërat, sipas babait të saj.

Pasi nëna e saj vdiq, një gjyqtar urdhëroi 884,407 dollarë të pasurisë së saj që t’i dorëzoheshin Cathy në 2019.

Autoritetet provuan gjithçka për ta kontaktuar dhe kur nuk arritën ta gjurmonin pasuria u dërgua të mbahej në një bankë duke pritur që Cathy të bëhet e gjallë dhe ta tërheqë.

Megjithatë, gjashtë muaj pasi gjykata i dha asaj paratë, Cathy pati probleme me frymëmarrjen ndërsa qëndronte në një strehë në Astoria në Oregon, dhe më vonë vdiq në spital.