Transmetuar më 04-06-2021, 19:19

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Portugali, ku një burrë britanik ka vdekur në përpjekje për të shpëtuar dy vajzat e tij nga mbytja në bregdetin portugez.

Trevor Pelling, 45 vjeç, u fut me shpejtësi në ujë pasi pa të dy vajzat e tij 12 dhe 9-vjeçare që ishin në vështirësi për shkak të dallgëve të forta në plazhin e Calada, të enjten.

45-vjeçari pësoi atak kardiak.

Ai u ndihmua të nxirrej në breg, por nuk mundi të shpëtojë pavarësisht dhënies së ndihmës së shpejtë nga një infermiere që ndodhej në plazh,

Sipas mediave britanike, Pelling u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.