Transmetuar më 02-06-2021, 19:09

Një video e filmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë virale për shkak të përmbajtjes së saj.

Në video shihet se si një grua në Utah, nuk ngurron të përballet me një ari, kur e sheh se po futej në oborrin e shtëpisë së saj.

Videoja e publikuar në media të ndryshme, tregon qentë e gruas që i kthehen ariut që ishte ngjitur në murin rrethues, por i largon pa problem me putër.

Më pas, vetë gruaja shkon drejt ariut dhe e shtyn me duar, duke e rrëzuar nga muri.

Më shumë detaje në videon më poshtë:/noa.al/