Transmetuar më 01-06-2021, 19:47
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen e 2 të rinjve shqiptarë ka ndodhur në Turqi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, në zonën e Zeytinburnu të Stambollit.
Sipas raportimeve të mediave turke, një adoleshent shqiptar ka humbur jetën, si dhe është plagosur bashkatdhetari i tij.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri mes dy grupeve, ku është goditur për vdekje me thikë 19-vjeçari Serxho Sharra, ndërsa ka mbetur i plagosur shoku u tij, me inicialet B.M.
Mësohet se sherri mes dy grupeve nisi për shkaqe banale, ndërsa përfundoi me një bilanc të rëndë. ‘
Ndërkohë që shqiptari tjetër po lufton me jetën.
Policia turke po heton në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë.