Transmetuar më 01-06-2021, 19:22

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një burrë, baba i dy fëmijëve u rrah brutalisht nga një grup hajdutësh, që u përpoqën të vjedhin çantën e të dashurës së të ndjerit.

Gjashtë adoleshentë u prangosën, nën dyshimin se kanë vrarë 35-vjeçarin Danny Humble, në Cramlington të Anglisë.

Çifti po kthehej nga një lokal nate, kur ra pre e sulmit, natën duke gdhirë dita e sotme, raporton noa.al.

Babai i dy fëmijëve vdiq në spital, pasi mori goditje të rënda në kokë.

“Adoleshentët u përpoqën të marrin çantën e gruas dhe ai u hakmor. Gruaja filloi të trokiste në çdo shtëpi për të kërkuar ndihmë. Ishte e tmerrshme”, thanë dëshmitarët.