Transmetuar më 01-06-2021, 11:56

Reperi amerikan Lil Loaded ka humbur jetën në rrethana të paqarta të një vetëvrasjeje të dyshuar, raportojnë mediat amerikane që citon noa.al. I ndjeri ishte akuzuar për një vrasje.

Dashawn Maurice Robertson, emri i tij i vërtetë, ishte vetëm 20 vjeç. Avokati i tij Ashkan Mehryari, ka konfirmuar vdekjen. "Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta dhe z. Robertson vdiq sot," tha ai sot në një deklaratë për revistën amerikane të hip-hopit "XXL", duke pranuar se i riu kishte bërë vetëvrasje.

Në një postim në Instagram ai kishte paralajmëruar flijimit teksa shkruante se po ikte të bashkohej me Zotin.

Lil Loaded u arrestua nën dyshimin e vrasjes në tetor 2020 pasi u akuzua se qëlloi me armë një shok 18-vjeçar në Teksas. Pesëmbëdhjetë ditë pas të shtënave, ai iu dorëzua autoriteteve.

Lil Loaded, megjithatë, gjithnjë protestonte ndaj pafajësisë së tij. Në Instagram ai u shkroi kështu fansave në përgjigje të një fotoje policie: “Unë e vlerësoj gjithë mbështetjen tuaj. Ata po përpiqen të më bëjnë që të dukem fajtor edhe pse jam i pafajshëm … por ne do ta kalojmë së bashku këtë".

Në mars të këtij viti akuza për vrasje u aktivizua sërish, por gjyqi nuk kishte filluar.

Lil Loaded u bë i njohur në verën e vitit 2019 me hitin e tij "6locc 6a6y" që noa.al jua sjell më poshtë.

Klipi "6locc 6a6y" u kthye shpejt në hit pasi mblodhi më shumë se 29 milionë shikime. Me këngën e tij "Gang Unit", Lil Loaded e thelloi suksesin.

Pas këtij suksesi në mars të vitit të kaluar, ai i tha revistës “ Complex ”: “Unë dua të bëj gjëra të mëdha. 2019 ishte një vit i madh për mua. Dhe thjesht kam ndjesinë se dua të zhvillohem edhe më tej”. /noa.al