Transmetuar më 01-06-2021, 00:01

Një mësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përballet me akuza për sulm intim ndaj një nxënësi.

Sipas mediave, nxënësi 17-vjeçar që ishte një në marrëdhënie me mësuesen e tij dhe shkonte me të në shtëpinë e saj në Wisconsin, ka thënë në polici se është i tërbuar që nëna e tij ekspozoi lidhjen e tyre, pasi ai është “i dashuruar” me mësuesen. Mësuesja 35 vjeçare Abby Dibbs, ishte arrestuar për sulm intim ndaj një të mituri pasi administrata e shkolles kontaktoi policine.

Dibbs u paraqit të premten në gjykatën e Columbia ku gjykatësi W. Andrew Voigt i caktoi garancinë 3,500 dollarë për lirinë me kusht.

Ajo është urdhëruar të mos ketë kontakte me nxënësin e akuzës, dhe as të mos afrohet në ambjentet e shkollës.

Gjykatësi urdhëroi gjithashtu që gruaja të mos ketë kontakte me fëmijë nën moshën 18 vjeç pa prezencë të të rriturve të tjerë, me përjashtim të fëmijëve të saj, nipërve apo mbesave, por dhe keto nen mbikqyrje.