Transmetuar më 31-05-2021, 22:36

Një video shokuese po qarkullon në media, ku trupi i një viktime nga Covid-19 u hodh nga ura në lumë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi, ku numri i lartë i të infektuarve dhe kapacitetet e limituara të spitaleve kanë shkaktuar kolaps në të gjithë shtetin, me mijëra viktima.

Në video, duken dy persona që hedhin një kufomë në lumë. Policia ka identifikuar dy personat dhe i ka arrestuar pas hedhjes së trupit të viktimës në lumin Rapti në Balrampur, Uttar Pradesh.

Në bazë të ligjit të Covid, trupi i viktimës u dorëzua te të afërmit e tij për djegie por ata në vend të kësaj zgjodhën që të hidhnin kufomën në lumë. Shumë krematoriume janë mbingarkuar me numrin e madh të vdekjeve nga virusi dhe familjeve u është lejuar të kryejnë djegien në shtëpi.

Më poshtë pamjet: