Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, trofeu i parë pas 13 vitesh
Transmetuar më 31-05-2021, 21:36

Skuadra e Vllaznisë fiton Kupën e Shqipërisë.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme kundër Skënderbeut, në Tiranë përfundoi me rezultatin minimal, 1-0.

Një gol i shënuar nga braziliani da Silva në minutën e 39 të takimit vulosi fatin e finales.

Shkodranët zhvilluan një ndeshje të mirë dhe racionale përballë Skënderbeut, duke rrezikuar shpeshherë portën kundërshtare dhe duke neutralizuar me sukses sulmet e rivalëve.

Kjo është kupa e shtatë që fiton Vllaznia në historinë e saj, ndërsa të fundit e kishte marrë më 2008.