Transmetuar më 31-05-2021, 20:40

Një shpërthim i tmerrshëm ndodhi sot në mëngjes në Beograd të Serbisë.

Ngjarja ndodhi këtë mëngjes rreth orës 9:00, në një nga rrugët në qendër të kryeqytetit, ndersa shkak dyshohet të ketë qenë një bombol gazi.

Sipas mediave gjashtë persona, dy prej tyre seriozisht, u plagosën në shpërthimin në një restorant të ushqimit të shpejtë.

Britma të të plagosurve ndërsa rreth e rrotull kishte edhe tym, njoftojnë mediat.

Ndërkaq kanë dalë edhe pamjet në lidhje me ngjarjen.

“Thjesht gjëmoi dhe gjithçka u trondit. Në fillim, askush nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte”, ka thënë një qytetar i Beogradit i cili në momentin e shpërthimit ndodhej në vendin e ngjarjes.

“Ne pamë nga dritarja tym dhe pastaj dëgjuam të bërtitura. Njerëzit vrapuan atje dhe filluan t’i japin ndihmën e parë gruas që ishte shtrirë. Unë gjithashtu i pashë ata duke i dhënë ndihmën e parë një njeriu që dukej se ishte plagosur rëndë”, thotë një dëshmitar tjetër.