Transmetuar më 31-05-2021, 15:30

Edhe në Kosovë është vënë re një situatë e përmirësuar sa i përket koronavirusit.

Lajm i mirë është fakti se autoritetet atje thonë që në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë humbje jete.

Lidhur me raste e reja, ato kanë qenë vetëmn 5 nga 2 mijë e 7 testime.

Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 102 mijë e 966.

Aktualisht, në të gjithë Kosovën, janë ende edhe 2 mijë e 201 raste aktive. /k.k/noa.al/