Transmetuar më 31-05-2021, 07:55

Të konsumosh pije alkoolike është ilaçi më efektiv për të shkatërruar gjumin tonë. Shkencëtarët kanë marrë shumë njerëz në studim dhe kanë provuar se ata që pijnë alkool përfundojnë në telashe të rënda me gjumin.

Në Universitetin e Miçiganit në SHBA, studiuesit e Departamentit të Psikologjisë kanë trajtuar këtë çështje dhe arritën në përfundimin se cilësia e gjumit tek personat e varur nga alkooli është dukshëm më e keqe se sa ata që nuk e kanë këtë varësi.

Testet janë kryer mbi disa qindra persona të alkoolizuar të të dyja gjinive. Ndër ta, 45 persona ishin shtruar në spital për të trajtuar varësinë e alkoolit.

Ata nisën të tregojnë shenja të mira të cilësisë së gjumit, sapo nisën të pakësojnë dozat e alkoolit që merrnin gjatë ditës dhe mjekët u shfaqën optimistë pas një përmirësimi të tillë.

Ndërkaq, studimi vuri në dukje dhe faktin se nuk ka dallime mes dy gjinive dhe se gratë dhe burrat kanë të njëjtën model të ndryshimit të gjumit lidhur me alkoolizmin.

Koordinatori i studimit, dr. Ian Colrain, është shprehur i habitur sesi studimi vuri në dukje edhe faktin e një rritjeje të dukshme të përqindjes së REM (Lëvizjes së Syve), tek të alkoolizuarit, krahasuar me të tjerët, e cila lidhet zakonisht me fazën që shohim ëndrra. Kjo solli përfundimin se alkooli ndikoj dhe mënyrën sesi shikojmë ëndrra gjatë gjumit. /noa.al

Foto: Getty Images/iStockphoto