Transmetuar më 30-05-2021, 23:41

Vdes aktori i njohur Joe Lara, i njohur në serialin televiziv Tarzan: The Epic Adventures.

Aktori 58-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident ajror në Tenesi, SHBA.

Nga aksidenti ajror kanë vdekur edhe 6 persona të tjerë që ndodheshin në bordin e një avioni të vogël, që ra në një liqen.

Gruaja e tij, Gwen Shamblin Lara, e cila e themeloi një kishë në vitin 1999, është gjithashtu në mesin e të vdekurve.

Hetuesit kanë vazhduar kërkimin e trupave në liqen./noa.al