Transmetuar më 30-05-2021, 00:01

Vërtet një përrallë mund të konsiderohet historia e portierit të Çelsit, Edouard Mendy.

Ai ishte ndër pikat më të forta të ekipit deri në fitoren e Champions League.

Por nëse kthehemi pas në kohë, ka kaluar momente të vështira në jetë, aq sa kishte kërkuar edhe pagesë papunësie.

Senegalezi rrezikoi që të hiqte dorë nga futbolli, në 2015. Asnjë ekip nuk e mbështeti dhe gjithçka u kthye në zhgënjim

Ai ishte një hap larg nga gjetja e një pune në dyqan kur Marseja i bëri një ofertë për ekipin ‘B’. Padyshim që ai pranon dhe rifillon ngjitjen, shkon në Reims, ku fillon si lojtar stoli, dhe më pas verën e kaluar shkoi te Çelsi për 25 milionë euro.

Ndërsa sot, gëzon triumfin magjik që pak e kishte menduar. /k.k/noa.al/