Transmetuar më 27-05-2021, 21:59

Dy shqiptarë janë zbuluar nga një operacion i gjerë në Greqi ku u arrestuan 14 persona, mes të cilëve këta të dy, si dhe 10 grekë e një pakistanez.

Që të gjithë akuzohen se kanë kryer një mori vjedhjesh të automjeteve. Ata ishin të fokusuar në vjedhjen e makinave tip Smart sepse mesa duket kishin treg të garantuar.

Policia tha se dokumentoi 12 vjedhje të tilla. Po ashtu banda merrej dhe me trafik droge dhe 480 episode të trafikut të narkotikëve ishin zbardhur nga policia.

Shqiptarët e arrestuar janë Andon Çala, 31 vjeç dhe Aleksandra Kalemi, 31 vjeçe, raporton noa.al e cila ju sjell dhe fotot e të prangosurve.