Transmetuar më 27-05-2021, 21:38

Episodi i përvjetorit të "Friends: The Reunion" transmetuar sot në HBO Max ka zbuluar një sekret të panjohur për seritë që u ndoqën për vite të tëra: Personazhet e serialit, Ross Geller dhe Rachel Green ishin çift jo vetëm në "Friends", por edhe në jetë.

Aktorët David Schwimmer dhe Jennifer Aniston zbuluan se ishin të dashuruar me njëri-tjetrin, gjatë muajve të parë të xhirimeve më 1994, por u puthën për herë të parë për nevojat e serialit në vitin 1995.

"Mbaj mend që i thashë Davidit një herë se do të ishte për të ardhur keq që hera e parë që ti dhe unë të putheshim të ndodhte në rol, në televizionin kombëtar. Por vërtet ashtu siç druhesha ndodhi! Puthja jonë e parë ishte në atë program", tha sot Aniston në episodin e përvjetorit.

"Ne e kanalizuam të gjithë dashurinë dhe afeksionin që kishim për njëri-tjetrin, tek personazhet Ross dhe Rachel," shtoi ajo.

Puthja pasionante në kafenenë Central Park të sezonit të dytë konsiderohet gjerësisht si një nga momentet më të mira të serialit, i cili përfundoi në 2004 me dy personazhet që u ribashkuan më në fund.

Schwimmer dhe Aniston thanë se tërheqja e ndërsjellë dhe afeksioni mes tyre zgjati dy vitet e para të serialit. Ata kurrë nuk u bënë çift me partnerë të tjerë jashtë skenës gjatë asaj periudhe.

"Si nuk e kuptuat të gjithë se ishim bashkë"?", pyetën ata, kolegët e tyre Matt LeBlanc, Matthew Perry, Courtney Cox dhe Lisa Kundrow. "Ne e kuptuam qartë atëherë", u përgjigj Cox. /noa.al