Transmetuar më 27-05-2021, 16:47

Imazhe fantastike janë publikuar në rrjet, të Hënës së përgjakur, në vende të ndryshme të botës.

Një ngjarje e tillë ndodh vetëm kur Toka, Hëna dhe Dielli janë në një linjë shumë të ngushtë, me Tokën në mes dhe Hënën plotësisht në hijen e saj.

Eklipsi i parë i plotë i Hënës që nga viti 2019 ndodhi në të njëjtën kohë kur Hëna ishte më afër Tokës, me astronomët që thanë se ishte një ngjarje një herë në një dekadë.

Fotografët kapën ngjarjen hënore së bashku me peizazhe mahnitëse dhe monumente të famshme në të gjithë botën.

Hëna ishte tërësisht në hijen e Tokës midis orës 23:11 dhe 23:25, të mërkurën. /k.k/noa.al/

Burimi: BBC