Transmetuar më 26-05-2021, 22:48

Tuba Buyukustun është një nga aktoret simpatike në Turqi dhe nga më të njohurat në Shqipëri për rolet e saj.

Ajo u bë e njohur fillimisht në rolin e Elifit në serialin “Diamante dhe dashuri”, e më pas me të tjerë.

Së fundmi, nga mediat vendase, po përflitet se është në një lidhje të re dashurie me një biznesmen turk, pronar i një agjencie konsultimi, Erdinç Çatak.

Sipas mediave turke ata kanë shtuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale para 3 muajsh dhe muajin e kaluar ata janë fotografuar nga i njëjti vend në Bodrum.

Çifti nuk ka bërë asnjë reagim për këto lajmë, ku as nuk i kanë pohuar, por dhe as i kanë mohuar.