Transmetuar më 26-05-2021, 16:01

Në rrjet kanë vërshuar komentet kundër aktorit të famshëm James Woods, i cili duket se ka konsoliduar dashurinë me partneren e tij 42 vite më të re, Sara Miller, 32-vjeçe.

Vetë aktori që shpesh ka qenë në qendër të medieve Rozë, është plot 74 vjeç.

Së fundmi ata janë parë bashkë, shumë pranë njëri-tjetrit, por edhe të dashuruar. Madje 32-vjeçarja mbante në gisht edhe një unazë me diamantë.

Pavarësisht kritikave ata duket se janë të vendosur në dashurinë e tyre, të cilën po e çojnë përpara, duke u fejuar, sipas medieve të huaja.

Ndërkohë kujtojmë se aktori i famshëm është i njohur për lidhje me vajza të reja.

Pak vite më parë ai u lidh me një 20-vjeçare, Kristen Bauguess. Ndërsa më herët ishte në një marrëdhënie me 19-vjeçaren, Ashley Madison. /k.k/noa.al/