Transmetuar më 26-05-2021, 08:54
Një 29-vjeçar ka kërcënuar me thikë ish-kunatin e tij në Austri.
Ngjarja ka ndodhur në Linz të Austrisë.
Fillimisht ata kanë debatuar dhe pas sherrit, situata ka dalë jashtë kontrollit.
Kosovari 29-vjeçar thuhet se e ka kërcënuar ish-dhëndrin e tij me thikë.
Sipas orf.at, arsyeja e përshkallëzimit të situatës mendohet të këtë qenë divorci i 42-vjeçarit dhe motrës së kosovarit.
Pas mbërritjes së policisë, kosovari kishte ikur dhe shkuar te motra e tij.
Ai u arrestua më pas dhe u dërgua në burgun policor të Linzit.
/a.m/NOA.al