Transmetuar më 25-05-2021, 14:56

Kevin Spacey do të luajë në filmin e tij të parë që kur u akuzua për abuzim në 2017-ën.

CNN ka konfirmuar që aktori do të interpretojë një detektiv në një film të ardhshëm italian të quajtur, "L’uomo Che Disegnò Dio". Në film merr pjesë edhe Franco Nero me bashkëshorten e tij, Neronit, Vanessa Redgrave.

"E kam zgjedhur sepse ai është një aktor i shkëlqyer", tha Louis Nero, producenti i filmit në një intervistë telefonike për CNN, të hënën.

Kur u pyet për akuzat e bëra kundër Spacey, Nero tha se ai beson se gjithçka është e rremë.

Spacey solli reagime të ashpra në 2017, teksa u akuzua për abuzim ndaj një 18-vjeçari.

Në vitin 2019 Kevin u paraqit në një seancë gjyqësore në shtetin Massachusetts për t’iu përgjigjur akuzave se në vitin 2016 kishte sulmuar një adoleshent në një klub të qytetit Nantucket.

Aktori, fitues i Çmimit Oskar, nuk i pranoi akuzat. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: CNN