Transmetuar më 25-05-2021, 11:00

Turqia provon fuqinë e tij ushtarake në të gjithë vijën bregdetare të saj me Greqinë, duke filluar nga sot. Duket si një kundërpërgjigje, pasi prezenca e fundit e NATO-s në Ballkan, SHBA tregoi se ishte më afër dhe në mbështetje të Greqisë.

Në stërvitje, plumbat e vërtetë që lëshohen në tokë, ajër dhe det. Ato do të testohen si në një mjedis lufte.

Stërvitja ushtarake do të zhvillohet midis 25 majit dhe 6 qershorit në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. Sipas skenarit të planifikuar, njësitë operacionale, të cilat kanë përfunduar trajnimin e tyre të përgatitjes operacionale, do të kryejnë operacione të ndryshme gjatë stërvitjes.

Ndërsa stërvitja do të drejtohet nga Komanda e Forcave Detare, sipas medieve turke, anijet luftarake të marinës do të kenë pjesëmarrjen e tyre më të madhe.

Do të jenë 123 anije luftarake sipërfaqësore, 10 nëndetëse, 11 aeroplanë, 16 helikopterë, 14 mjete ajrore pa pilot, Korpuset Detare Amfibie dhe Ekipet Sulmuese Amfibie, ekipet SAT dhe SAS dhe njësitë bregdetare nga Komanda e Forcave Detare.

Po ashtu 10 institucione shtetërore, duke përfshirë Gjysmëhënën e Kuqe Turke, do të mbështesin stërvitjen ushtarake.

/a.m/NOA.al