Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka treguar se si është gjendja e djalit të saj 9-vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme u sulmua nga qentë endacakë.
Djali i deputetes nga Lëvizja Vetëvendosje u sulmua nga qentë, teksa po hynte në oborrin e shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë.
Kusari-Lila thotë se gjendja e tij është e mirë, duke publikuar edhe një fotografi me të.
“Edoni dhe ne familja ju falënderojmë për kujdesin e mbështetjen tuaj, për mesazhet dhe telefonatat tuaja. Ne kemi kaluar natën pa dhimbje dhe jemi zgjuar me disponim të mirë. Shëndet e gjithë të mirat për të gjithë e në veçanti për fëmijët”, ka shkruar ajo në Facebook.
Pas sulmit qentë endacakë, djali i saj ishte dërguar për trajtim mjekësor në spital, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale./a.m/NOA.al