Transmetuar më 24-05-2021, 23:59

Kjo është java e superhënës dhe të mërkurën gjithkush mund të shijojë pamje të një superhëne të përgjakur, pasi do të jetë kaq e kuqe sa do të duket si e tillë.

Sateliti i vetëm natyror i planetit tonë do të duket 14 për qind më i madh dhe 30 për qind më i shndritshëm në qiellin e natës së të mërkurës 26 maj 2021, raporton noa.al.

Kjo hënë e jashtëzakonshme njihet ndryshe edhe si ‘hëna e luleve’ sepse shfaqet në kohën e lulëzimit të tyre.

Nasa bëri të ditur se po të mërkurën më 26 maj do të jetë eklips total i hënës, i pari që nga janari i vitit 2019.

Astronomët thanë se këtë javë, qendra e hënës do të jetë 357,462 km larg nga qendra e Tokës. Kjo është afërsisht 48,000 km më afër se hëna e plotë më e largët e vitit, e cila do të ndodhë në dhjetor 2021.

Eklipset totale të hënës mund të ndodhin vetëm kur hëna është e plotë pasi kërkojnë që Toka të jetë drejtpërdrejt midis Diellit dhe hënës. Ndërsa hëna rrëshket plotësisht në hijen e Tokës, ajo merr një ngjyrë të kuqe gati sitë përgjakur. Kjo krijoj një pamje të bukur dhe në dukje "të mbinatyrshme".

Ngjarja e kësaj jave nuk është shumë favorizuese për tu kundruar. "The Guardian", thotë se faza totale "e kuqe" do të jetë e dukshme vetëm në brigjet perëndimore të Amerikës, brigjet lindore të Azisë dhe territoret e Paqësorit në mes. Eklipsi nuk është i dukshëm nga Afrika dhe Evropa, megjithëse super-hëna e plotë do të shihet lehtësisht. /noa.al