Transmetuar më 24-05-2021, 14:33

Modelja e Instagram-it e cila i injektoi vetes operacione mbi 2 mijë euro për të pasur  ‘faqet më të mëdha në botë’, thotë se dëshiron edhe më shumë operacione, për të rritur gjoksin e  saj.

Anastasiia Pokreshchuk, 32 vjeçe, është nga Kievi, Ukrainë.

Ajo shpreson të marrë edhe më shumë trajtime kirurgjikale për të rritur popullaritetin e saj.

Modelja ndjek udhëzimet e tutorialit online të një mjeku dhe pranon se ‘mund të jetë e rrezikshme’, por asaj i pëlqen të ketë pamje të tilla dhe nuk do të ndalet së shpejti.

Dhe përkundër pamjes së saj – e cila ndryshon në mënyrë drastike nga fytyra e saj natyrale – ylli i mediave sociale ka thënë se shpreson të bëjë edhe më shumë operacion në trupin e saj.

Ndërsa shumë komentuan se ajo ‘dukej më bukur përpara’ Anastasiia është shumë e sigurt në pamjen e saj të re.

Ylli i mediave sociale, e cila mburret me më shumë se 264,000 ndjekës, u pyet kohët e fundit nga një fans: Kur do të bëni operacionin e gjoksit dhe me çfarë madhësie? Dhe a po planifikoni të bëni implantime vithesh?

Ajo tha se dëshiron të bëjë implantime të gjoksit, duke shpresuar se do t’i shtojë sa një filxhan D, sepse sqaroi se ‘natyra nuk më dha aspak gjoks’.

Ajo nuk dëshiron të bëjë implante silici, por tha se do të bëjë liposuksion dhe do të injektojë yndyrë, në pjesë të pasme të saj.

/a.m/NOA.al