Transmetuar më 24-05-2021, 06:40

Java e re ka nisur me qarkullimin e masave ajrore të qëndrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere.

Karakteristike këtë javë do të jenë kalimet e vranësirave shtresore të cilat më tepër prezente do të bëhen të enjten e të premten.

Dendësimi i tyre do të vijë mesditen e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.

Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare.

Valëzimi në detë i forcës 2 deri 3 ballë, informon noa.al duke ju sjellë të vetmin parashikim zyrtar të motit nga Shërbimi Metereologjik i Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte si më poshtë.

Duke shpresuar që jeni duke kaluar bukur nën rrezet e diellit ju dëshirojmë ditë të mbarë në vijim!